Okebiz Video Search



Title:PS: Cfare u premtoi Basha ruseve ne kembim te parave?
Duration:01:21
Viewed:677
Published:09-03-2018
Source:Youtube

Socialistët i kanë kërkuar përsëri këtë të premte Lulzim Bashës të sqarojë të vërtetën mbi paratë e paguara nga kompani ruse për të lobuar në favor të Partisë Demokratike.

"Sa më shumë Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i shmangen detyrimit që t’u japin shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij zullumi, aq më shumë pranojnë edhe vetë fajësinë e qartë në këtë avaz të ri korrupsioni, evazioni, e mos qoftë e vërtetë, tradhëtie kombëtare. A kishte pagesa të tjera përveç tyre, kontrata të tjera sponsorizimi që mbeten ende të fshehura? Kush janë njerëzit që kontaktuan me biznesmenët rusë në emër të Partisë Demokratike? A ishte vetë Basha, ai që negocioi me ta? A ka persona të tjerë brenda Partisë Demokratike që ishin në dijeni të këtyre operacioneve, apo Basha është personi i vetëm?

Përveç parave të paguara nga këta rusë kaq bujarë tek lobistët që i morën ato para për të nxirë Shqipërinë, sa para të tjera me prejardhje ruse apo në rajonin lindor të Europës janë përdorur gjatë fushatës zgjedhore? Por, a mos ka vallë edhe ndonjë xhep tjetër në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, ku është futur dora për të financuar Lulzim Bashën dhe projektin e tij qesharak të Republikës së Re? Çfarë i premtoi Basha këtyre rusëve në këmbim të parave të tyre".

Për Partinë Socialiste, prokuroria duhet të hetojë pa vonesë, madje në bashkëpunim me FBI –në.

"Lulzim Basha ka luajtur një lojë shumë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, që ka vetëm një fund të mundshëm: bankën e të akuzuarit për disa krime të parashikuara nga Kodi ynë Penal. Se sa krime, këtë duhet ta provojë Prokuroria, po pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë politike, padiskutim njëherë; pastaj bashkëpunimin kundër interesave të atdheut me faktorë të jashtëm antikombëtarë nuk kam dëshirë as ta nxjerr nga goja, po era e zullumit të çon deri aty për fat të keq! Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht. Një hetim gjithëpërfshirës dhe në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, është emergjent. Jo për të zbuluar atë që tanimë është zbuluar e vetëm duhet ndëshkuar, po për të kuptuar deri në fund nëse marrëzia korruptive e Lulzim Bashës, në rrugën e tij qorre drejt fitores së pamundur të pushtetit, ka shkuar deri në cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë".

Partia Socialiste i kërkoi gjithashtu, Partisë Demokratike të deklarojë se sa para të tjera me prejardhje ruse apo në rajonin lindor të Europës janë përdorur gjatë fushatës zgjedhore.

SHARE TO YOUR FRIENDS


Download Server 1


DOWNLOAD MP4

Download Server 2


DOWNLOAD MP4

Alternative Download :



SPONSORED
Loading...
RELATED VIDEOS
Artan Hoxha: Perse policia kerkoi rihetimin e dosjes se 21 Janarit Artan Hoxha: Perse policia kerkoi rihetimin e d...
10:06 | 413
Inside President Biden’s Revamped Oval Office | NBC Nightly News Inside President Biden’s Revamped Oval Office...
01:48 | 75,882
Opinion - Kur do te vaksinohemi? (21 Janar 2021) Opinion - Kur do te vaksinohemi? (21 Janar 2021)
09:19 | 48,238
Artan Hoxha: Ne 21 Janar dihen veprimet e gjithkujt, dyshimet jane per koordinimin e qitjeve Artan Hoxha: Ne 21 Janar dihen veprimet e gjith...
05:15 | 960
Rihapja e dosjes se 21 Janarit, Artan Hoxha: Behet per fushate, po perdoret per propagande Rihapja e dosjes se 21 Janarit, Artan Hoxha: Be...
03:21 | 972
Opinion - Historia e skiatoreve shqiptare! (21 Janar 2021) Opinion - Historia e skiatoreve shqiptare! (21 ...
08:07 | 265
Artan Hoxha: Pse nuk zbardhet ngjarja e 21 Janarit 2011 Artan Hoxha: Pse nuk zbardhet ngjarja e 21 Jana...
02:21 | 668
Imunizimi i popullates dhe vdekjet nga Covid, ministrja debat me gazetaret ne 'Opinion' Imunizimi i popullates dhe vdekjet nga Covid, m...
05:51 | 937


coinpayu